image Qeveria ndan 40 milionë euro për prodhuesit vendorë dhe eksportin

Financa

Qeveria ndan 40 milionë euro për prodhuesit vendorë dhe eksportin

news image

Qeveria e Kosovës ka prezantuar edhe masat e radhës për mbështetjen e prodhuesve vendor dhe eksportit, që në total kapin vlerën deri në 40 milionë euro.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se kjo masë po ndodhë sepse në afatgjatë, zgjidha më e mirë për të krijuar vende pune të qëndrueshme dhe për të mos u ekspozuar ndaj inflacionit të importuar, është prodhimi vendor.

Postimi i plotë:

Dje në mbledhjen e qeverisë miratuam masa mbështetëse për qytetarët në vlerë prej 36 milionë eurove, si përgjigje ndaj situatës së rënduar për disa familje si pasojë e inflacionit.

Kurse sot, bashkë me Kryeministrin Kurti prezantuam edhe masat e radhës për mbështetjen e prodhuesve dhe eksportit, që në total kapin vlerën deri në 40 milionë euro.

Sepse në afatgjatë, zgjidhja më e mirë për të krijuar vende pune të qëndrueshme dhe për të mos u ekspozuar ndaj inflacionit të importuar, është prodhimi vendor.

Masa 2.1 parasheh:

– subvencionim të kredive investive për të gjithë prodhuesit, deri në 20% të vlerës së kredisë, për investimet deri në 2 milionë euro, me kusht që investimi të jetë së paku 50% në pajisje qe ndërlidhen me procesin e prodhimit.

Masa 2.4 parasheh mbështetje për secilin prodhues:

– deri në 10,000 euro për trajnim të stafit menaxherial

– deri në 20,000 euro për trajnim të stafit teknik (teknolog, kimist, etj), ashtu që produktet tona të kenë cilësinë sipas standardeve

– deri në 50,000 euro për brendim/ribrendim, ashtu që përveç cilësisë, produktet tona të kenë edhe prezantimin e duhur

– deri në 50,000 euro për pjesëmarrje në panaire, ku mund të gjejnë tregje të reja për të plasuar produktet e tyre.

Aplikimin për subvencionimin e kredive investuese, prodhuesit tanë mund ta bëjnë përmes platformës EDI, duke plotësuar formularin me të dhënat e nevojshme.

/Gazeta Sinjali/