Qeveria e Kosovës ka ndarë 35 mijë euro për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar për tri komunat me shumicë shqiptare në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Kështu bëri të ditur zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë mbledhjes së Qeverisë.
Theksojmë se në Serbi më 13 tetor do të mbahen zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH).
Këto janë zgjedhje të rregullta që mbahen çdo katër vjet.
Kujtojmë që kryetar i KKSH-së është Ragmi Mustafa, i cili u zgjodh në atë pozitë në vitin 2018 me votat e tetë anëtarëve të këshillit.