Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një mbledhje elektronike ka miratuar vendimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së, sipas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmeti i sotëm në Turqi.
“Republika dhe populli i Kosovës i qëndrojnë pranë Turqisë dhe popullit të saj në këto kohë të vështira”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur në të paktën 2701 pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë.
Numri i përgjithshëm i të plagosurve në Turqi dhe Siri u ngjit në 13,572.