image Qeveria miraton rishikimin e buxhetit për rimëkëmbjen ekonomike

Financa

Qeveria miraton rishikimin e buxhetit për rimëkëmbjen ekonomike

news image

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, ka propozuar rishikimin e buxhetit për vitin 2020-2023 me ndryshime të prioriteve për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë.

Në mbledhjen e qeverisë, u miratua rishikimi i buxhetit nga kabineti qeveritar.

“E para, Në ministrinë e Financave, nuk kemi larguar asnjë buxhet, alokimet janë zvogëluar. Mjetet nuk do të humbin, pas këtij procesi do të bëhet rishikimi afatmesëm i shpenzimeve”, tha Bajrami.

Ajo më tutje ka vazhduar duke theksuar se ministria e Financave ka gjetur burime shtesë të financimit.

“Ne kemi gjetur burime shtesë të financimit, janë të identifikuara me vlerë për qeverinë, janë mjete ndërkombëtare dhe do të përdoren për programin e rimëkëmbjen ekonomike”, tha ajo.

Bajrami gjithashtu tha se në vitin 2020 ekonomia e Kosovës ka pësuar rënie për 3 për qind.

“Ne kemi një rënie në vitin 2020 – 3 për qind, sipas Bankës Botërore do të jenë edhe më të larta. Ndërkaq pas rimëkëmbjes ekonomike, norma e rritjes presim që të jetë 5 për qind”, deklaroi Bajrami.

“Në vitin 2020, të hyrat totale do të jenë mbi 1 miliard e 700 milionë euro”

“Gjithësej shpenzimet buxhetore për financime të prioriteteve qeverisëse, 2 miliard e 620 milion, 146 milionë euro në vitin 2021, ky propozim buxhet, ofron balancim në ekonomi”, u shpreh ajo në mbledhje të kabinetit qeveritar./ Gazeta Sinjali/