Qeveria e ka miratuar projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, pjesë e së cilit është edhe tërheqja e 10 përqindëshit të kursimeve pensionale.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se përmes këtij projektligji plotësohen dhe ndryshohen disa ligje të tjera.
Sipas Bajramit, përmes plotësimeve të bëra qytetarëve te Kosovës do t’u mundësohet tërheqja e kursimeve prej 10 përqind nga Trusti pensional.
Në anën tjetër, projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike kryeministri Hoti e cilësoi kryesor për zbatimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike. /Gazeta Sinjali