image Qeveria miraton projektligjin për policinë ushtarake të FSK-së

Siguri

Qeveria miraton projektligjin për policinë ushtarake të FSK-së

news image

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për policinë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky projektligj do ta ndihmojë policinë e FSK-së që të ketë autorizime për ta kryer misionin e saj.

“Policia ushtarake vepron brenda dhe jashtë kazermave të saj, andaj pjesëtarëve të uniformuar, punonjësve civil të mistrisë së mbrojtjes dhe FSK-së, ky projektligj u mundëson që të kenë autorizimet e nevojshme ligjore në mbështetje të misionit të vet”, tha ai.

Gjatë paraqitjes së këtij Projektligji, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë në mbledhjen e qeverisë se ky projektligj përcakton misionin, organizimin, autorizimin dhe detyrën e policisë ushtarake në FSK.

“Ky projektligj përcakton misionin, organizimin, autorizimin dhe detyrën e policisë ushtarake në FSK. Është hera e parë qe misioni dhe statusi i policisë së FSK-së rregullohet me ligj të veçantë, duke marrë parasysh faktin që synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, rregullimi i misionit të policisë ushtarake është një hap drejtë këtij synimi”, tha Mehaj.  /GazetaSinjali/