Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, në mbledhjen e mbajtur sot Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt Kodin Civil të Kosovës
Gjatë prezantimit të këtij Projekt Kodi, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se qëllimi i këtij dokumenti është harmonizimi i dispozitave ligjore të fushës civile.
“Qëllimi i këtij dokumenti është që të harmonizojnë dispozitat ligjore të fushës civile, si Ligjit për Marrëdhëniet dhe Detyrimet kontratave dhe detyrimet e tjera nga shkaktimi i dëmeve, pasuri e pabazë, Ligji i Pronësisë, Ligjit për Familjes dhe Ligjit të Trashëgimisë”, ka deklaruar ajo.
Ministrja theksoi se sipas dokumenteve që kanë pranuar nga ekspertët e fushës është konstatuar se në këtë fushë ka ligje të ndryshme por që nuk janë të harmonizuara mes veti.
Ajo foli edhe për përmbajtjen e Projekt Kodit civil.
“Projekt Kodi Civil i Kosovës ka gjithsej 1630 nene të strukturuara në pesë libra ku hyjnë parimet e përgjithshme, detyrimet, pronësore, familja dhe trashëgimia”, ka deklaruar ajo./GazetaSinjali/