image Qeveria miraton dy vendime për lidhjen hekurudhore Durrës - Prishtinë

Politikë

Qeveria miraton dy vendime për lidhjen hekurudhore Durrës – Prishtinë

news image

Qeveria e Republikës së Kosovës ka shqyrtuar dhe miratuar dy propozim-vendime lidhur me marrëveshje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Në mbledhjen e mbajtur në formë elektronike është miratuar nisma për lidhjen e marrëveshjes për bashkëfinancim për studimin e fizibilitetit dhe projekt–idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë, ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë.

Pas shqyrtimit është miratuar edhe vendimi për rekomandimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për autorizimin e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për nënshkrim të marrëveshjes me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë, për bashkëfinancimin për studimin e fizibilitetit dhe projekt–idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë.

/GazetaSinjali/