image Qeveria merr vendim të ndërpres transportin ndër-urban

Kosovë

Vendim/ Qeveria merr vendim të ndërpres transportin ndër-urban

news image

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sonte ka vendosur që të ndërpres transportin ndër-urban.

Kjo është vendosur në kuadër të disa masave të reja pas paraqitjes së dy rasteve me koronavirus në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ndërprerja me efekt të menjëhershëm e transportit ndër-urban në Kosovë si dhe transportin e organizuar ndërkombëtar”, thuhet në vendimin numër tre të qeverisë.

Në mbledhjen e sontme qeveria ka marrë edhe masa të tjera si: mbyllja e kafeterive, restoranteve, qendrave tregtare, pezullimi i linjave ajrore dhe toksore si dhe punëtorët e kompanive private të punojnë nga shtëpia/Gazeta Sinjali/