image Qeveria merr një vendim lidhur me rezervat shtetërore-Dokument

Kosovë

Qeveria merr një vendim lidhur me rezervat shtetërore-Dokument

news image

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur një mbledhje, në të cilën është miratuar një kërkesë e bërë nga Departamenti i Rezervave Shtetërore.

Gazeta Sinjali ka siguruar dokumentin në të cilin shihet se është bërë miratimi, që t’u mundësohet përjashtimi nga procedurat e prokurimit për furnizim me produkte të Rezervës Shtetërore të Mallrave.

Po ashtu, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është obliguar për zbatimin e këtij vendimi.

Sipas këtij dokumenti, vendimi pritet të hyjnë në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Kosovës.

/GazetaSinjali/