image Qeveria merr një vendim lidhur me heqjen e homologimit

Politikë

Qeveria merr një vendim lidhur me heqjen e homologimit

news image

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar nismën legjislative për projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Automjete. Ky është hapi i parë për heqjen e homologimit të veturave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kjo nismë është përkrahur nga të gjitha ministritë.

Ministria e Financave ka thënë se s’do të ketë kosto shtesë buxhetore për shtetin me miratimin e këtij ndryshimi ligjor.

Ky vendim dërgohet në Kuvend për votim.

/GazetaSinjali/