image Qeveria me projektligj brenda dy jave për tërheqjen e parave të Trustit

Financa

Qeveria me projektligj brenda dy jave për tërheqjen e parave të Trustit

news image

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi tha se Qeveria e Kosovës është duke përgaditur një projektligj, i cili do të mundësojë që kontributpaguesit të mund të tërheqin një shumë të mjeteve nga llogaria e tyre.

Tutje, Krasniqi tha se ky projektligj brenda javës së ardhshme do të jetë i gatshëm.

“Në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes, duke përfshirë këtu edhe mjetet e Trustit Pensional, është duke u përgatitur një ligj i cili do të jetë një ligj horizontal, në mënyrë që të mos preken të gjitha ligjet, por të bëhet një ligj i cili do të jetë në fuqi deri në fund të vitit 2021, për të tejkaluar këtë situatë të pandemisë dhe në momentin që kjo kalon ligjet kthehen në normalitet. Ky projektligj është duke u punuar dhe brenda javës së ardhshme besoj se do të përfundojë, por gjithçka varet nga Kuvendi kur do t’i miratojë”, tha Krasniqi për REL.

Krasniqi kjo ka për qëllim t’u ndihmojë qytetarëve që ta përballojnë sa më lehtë gjendjen e krijuar si pasojë e pandemisë së koronavirusit, është tërheqja e 10 për qind të shumës së përgjithshme të mjeteve që kontributpaguesit kanë në llogarit e tyre në Fond.

“Kemi biseduar modalitete të ndryshme, por ajo që ka mbet deri më tani është që të ju mundësohet të gjithëve të tërheqin 10 për qind të mjeteve varësisht prej kontributit që kanë”, thotë Krasniqi.

Vlera e përgjithshme që do të mund të tërhiqej nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, sipas Krasniqit, është rreth 180 milionë euro.