image Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike konfirmon se zëvendësministri Bardheci ende s'ka diplomuar

Politikë

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike konfirmon se zëvendësministri Bardheci ende s’ka diplomuar

news image

Zëvendësministri i ri i Arsimit, Driton Bardheci, ende nuk i ka përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe nga dekani i këtij fakulteti, Ahmet Shala.

Shala ka thënë se Bardheci e ka dëgjuar vitin e tretë, por ende nuk ka diplomuar.

“Po, është student në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. E ka dëgju vitin e fundit, por s’e ka përfundu ende”, ka thënë ai.

Emërimi i Bardhecit si zëvendësministër i Arsimit ka ngjallur reagime të shumta tek shoqëria civile e organizatat studentore, por edhe te qytetarët.

Talljet, ironitë por edhe ofendimet në drejtim të tij kanë qenë intensive.

Të pyetur nga Gazeta Sinjali, zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nga ku vjen Bardheci, nuk kanë dashur ta komentojnë propozimin e partisë për ta bërë zëvendësministër të riun nga Deçani. /Gazeta Sinjali