image Qeveria mbështet qytetarët me 41 milionë euro për tejkalimin e krizës energjetike

Kosovë

Qeveria mbështet qytetarët me 41 milionë euro për tejkalimin e krizës energjetike

news image

Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e 41 milionë eurove për Ministrinë e Ekonomisë, si mbështetje për qytetarët për tejkalimin e krizës energjetike.

Sipas kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë, ministri i Financave Hekuran Murati tha se mjetet të merren nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike dhe të transferohen në Ministrinë e Ekonomisë.

“Për ndarjen e 41 milionë euro – mbështetjen në tejkalimin e krizës energjetike dhe përballimin e tarifave të shtrenjta të importit asisoj që ato tarifa të mos transmetohen te konsumatori fundor. Mjetet merren nga nënprogrami i ringjalljes ekonomike me kod 29-300 dhe transferohen në Ministrinë e Ekonomisë”, ka thënë Murati.

/GazetaSinjali/