Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot, mbledhjen e saj të radhës, raporton Gazeta Sinjali.
Në këtë mbledhje, e cila pritet të fillojë në orën 10:00, do të diskutohen 14 pika.
Gazeta Sinjali ka arritur të sigurojë rendin e ditës së kësaj mbledhje, në të cilën, ndër të tjera, është planifikuar shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19”, Financim shtesë, në mes të Republikës së Kosovës – Agjendës për Reforma Ndërkombëtare për Zhvillim.
Kryeministri Albin Kurti me kabinetin e tij do të bëjnë shqyrtimin e Draftit të Planit të veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike, të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës – Agjendës për Reforma Evropiane, si dhe atij të Strategjisë për Sundimin e Ligjit 2021-2026.
Në këtë mbledhje pritet që të shqyrtohet edhe ndarja buxhetore për disa nga masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për diasporën, bizneset, pensionistët, familjet me asistencë sociale dhe për kulturë e sport.
Po ashtu, në këtë mbledhje pritet të emërohen dy komisione të ndryshme, ai për njohjen e statusit e të ish-të dënuarve dhe të ish-të përndjekurve politike dhe ai për rini./Gazeta Sinjali/