Përveç shkarkimeve të bordeve, zyrtarëve të ndryshëm e konsujve nëpër ambasada, Qeveria Kurti e ka ‘shkarkuar’ edhe lidhjen e vjetër të internetit në Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.
Në ministrinë e udhëhequr nga Rozeta Hajdari nuk shfrytëzohen më lidhjet e vjetra të internetit. Ato tashmë janë zëvendësuar me një Wireless të ri, të emëruar “#QeveriaKurti1”, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë qëndrimit në këtë ministri, Gazeta Sinjali ka mësuar se stafi i ri e ka ndërruar Wireless-in pasi ndjehen të pasigurtë nga stafi i vjetër i këtij dikasteri, të cilët i kishin përdorur këto lidhje interneti.
Wireless-ëve të vjetër “RKS_Guest” dhe “RKS_Staff”, tashmë paralelisht u është shtuar edhe “#QeveriaKurti1” si Wireless-i i vetëm ku mund të kyçen në internet zyrtarët e ri të kësaj ministrie. /Gazeta Sinjali/