image Qeveria Kurti merr vendim të ri për strehimin e afganëve

Politikë

Qeveria Kurti merr vendim të ri për strehimin e afganëve

news image

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme të refugjatëve afganë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme që ka mbajtur ekzekutivi.

“Është miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e pikës 2 të Vendimit të Qeverisë Nr. 01/26 të datës 16.08.2021 për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

Sipas vendimit të miratuar sot, përpos personave që janë në proces të aplikimit për Special Immigrant Visa (Vizave të Veçanta Imigruese) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershëm do t’i ofrohet edhe personave të kualifikuar nën grupin P2 (klasifikim i veçantë i përcaktuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan si Prioriteti 2), përfshirë familjarët e këtyre dy grupeve”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

/GazetaSinjali/