image Qeveria Kurti do të ndalojë eksportin e peletit dhe lëndëve djegëse që kanë bazë drurin

Sociale

Qeveria Kurti do të ndalojë eksportin e peletit dhe lëndëve djegëse që kanë bazë drurin

news image

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas vizitës në KEK, tha se Qeveria do të marrë vendim për ndalimin e eksportit të peletit dhe lëndëve tjera djegëse me bazë druri.

“Si qeveri ne do të ndërmarrim edhe disa hapa të tjerë. Një vendim i rëndësishëm që pritet të merret sot pas disa orësh në mbledhjen e qeverisë, është ndalimi i eksportit të peletit dhe lëndëve tjera djegëse me bazë druri, meqenëse kemi analizuar situatën në treg dhe kemi parë që ka një rritje të çmimit që nuk arsyetohet me rritjen e kostos së prodhimit dhe nga ana tjetër kemi një mungesë të peletit në treg në krahasim me vitet e kaluara dhe nevojën. Andaj si hap i parë kemi vendosur që të ndalojmë eksportin e peletit dhe lëndëve tjera djegëse me bazë druri. Ndërsa MINT pritet që shumë shpejtë ta sjellë në qeveri e në kuvend për ratifikim ligjin për produktet esenciale, në të cilën është përfshirë edhe peleti. Ndalimi i kriptovalutave ështënjë ndër masat e para që është marrë dhe gjithashtu mund të bëjë dallim meqenësë ky është një aktivitet që shpenzon shumë energji elektrike. Gjatë javëve në vijim do të marrim masa tjera që nxisin qytetarët të përdorin forma të tjera të ngrohjes, në vend të energjisë elektrike, ose nëse janë duke përdorur energji elektrike, të përdorin forma më eficiente të ëprdorimit të energjisë elektike. Për këtë ME do të shpallë skemën e subvencioneve pas dy javësh”, tha Rizvanolli.

Ajo tha se shpreson që këto masa do ta bëjnë dimrin që po vjen “sa më të lehtë dhe më të përballueshëm për të gjithë qytetarët e vendit”.

/GazetaSinjali/