image Qeveria jep detaje: Kaq ditë mund të qëndrojnë qytetarët jashtë Kosovës pas heqjes së vizave

Kosovë

Qeveria jep detaje: Kaq ditë mund të qëndrojnë qytetarët jashtë Kosovës pas heqjes së vizave

news image

Sot Parlamenti Evropian ka miratuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pas kësaj arritje, në mesin e shumë reagimeve zyrëtare, është edhe reagimi nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila ka dhënë edhe disa detaje nga ky proces, raporton Gazeta Sinjali.

Në reagimin e tyre në Facebook, thuhet se qytetarët e Kosovës kanë drejtë të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore.

“Rregullat e reja mbi heqjen e regjimit të vizave për Kosovën do t’i lejojnë qytetarët të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore. Kosova i kishte plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave me kohë, por deri më tani mungonte konsensusi në mesin e vendeve anëtare për avancimin e procesit. Falë punës së Qeverisë sidomos në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit e menaxhimit të migrimit u arrit zhbllokimi i procesit dhe bindja e institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare se Kosova meriton përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe se vendi ka bërë progres e arritje të rëndësishme në fushat relevante”, shkruhet ndër tjera.

https://www.facebook.com/GOVRKS/posts/pfbid0Mr6KZqCeF8S7wmq8jeENxbnzHKvtDHNVEiQgqgPnW4RZGh3TVW4wLVqs41h4qKWsl?cft[0]=AZXvxVeTnCxcNmd1caPJ3ocNd4Mx_4iLlsrRfmEGM_7X2q7aMx-_7C7TUbHqxKT2Fyk2i0yCemch06eDa1UT2WdyYysypWe3ivEE3Vo4oB831Ku_sIs6VrHmwk3oB6DrccpinX8jWj-l26JTi-dRSkSLp8KS2IPRbD85_E6Ui4iCAqiVWjTU1JFjghGMEvLgn94&tn=%2CO%2CP-R

Ndërkaq, për të udhëtuar ju duhet të regjistroheni fillimisht në ETIAS (Sistemi Evropian për Autorizim dhe Informacione rreth Udhëtimit).

/GazetaSinjali/