Sipas asaj që raportojnë Calcio dhe Finanz, kryeministri italian Giuseppe Conte pritet të nënshkruajë një dekret që të gjitha ndeshjet të zhvillohen me dyer të mbyllura.
Krejt kjo për shkak që koronavirusi është përhapur me të madhe në vend.
Raportohet se këtë kryeministrit ia ka kërkuar presidenti i ligës, Paolo Dal Pino, ku i kërkonte qeverisë italiane që të gjitha takimet e Serie A, Kupës Italisë dhe ndeshjet evropiane, të luheshin me dyer të mbyllura deri në largimin e kërcënimeve nga koronavirusi.
Në lidhje me këtë dekret nuk është raportuar ende diçka zyrtare dhe mbetet të shihet se a do të nënshkruhet apo jo ky vendim.
Teksa kujtojmë se katër ndeshje në Serie A u shtynë dje për shkak të shpërthimit të virusit në veri të Italisë./Gazeta Sinjali/