image Qeveria ia lejon patriarkut Porfirije vizitën në Kosovë, por pa truproje

Politikë

Qeveria ia lejon patriarkut Porfirije vizitën në Kosovë, por pa truproje

news image

Kryeministri Albin Kurti do ta lejojë të hyjë në Kosovë Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirijes.

Kjo pas kërkesës së ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq.

Në njoftimin e lëshuar nga qeveria thuhet se Porfirije do të vijë tek vendkalimi kufitare në Kosovë dhe do të hyjë pa truprojet e tij.

“Sot në mesditë, ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që t’i lejohet Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe që të hyjë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse.

Patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë pa truprojat e tij, edhe pse nuk ka bёrё kёrkesё pёr vizitё sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese. Ministrit Rashiq, Kryeministri Kurti iu përgjigj pozitivisht”.

Paralajmёrimi i Patriarkut Porfirije se planifikon tё hyjё pa truproje nё Kosovё është edhe një dëshmi e radhës se Kosova është vend më i sigurt se Serbia”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/