Qeveria në detyrë e Kosovës sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës virtuale ku ka marrë disa vendime të reja. Një nga vendimet është edhe ai për përdorimin e telefonave fiks dhe mobil nga zyrtarët e qeverisë, duke përkufizuar limite të përdorimit të telefonëve, raporton Gazeta Sinjali.
Pika 1 e vendimit specifikon shfuqizimin e një vendimi të vitit 2008 për përdorimin e telefonëve, duke përcaktuar shuma fikse deri në ç’masë zyrtarët kanë të drejtë të shpenzojnë për telefonata.
“1. Me qëllim të racionalizimit të shpenzimeve të parasë publike për përdorimin e telefonave në Qeverinë e Republikës së Kosovës, shfuqizohet Vendimi i Qeverisë së Kosovës – Institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes Nr: 05/3 i datës 22.01.2008, si dhe pezullohen nenet ( 2, 3, 4, 5, 6, 7 dhe 8 ) të Udhëzimit Administrativ Nr. 04/2008 për përdorimin e telefonave (fiks dhe mobil) në Qeverinë e Kosovës – Institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes, deri në nxjerrjen e Udhëzimit Administrativ përkates nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet në fillim të vendimit.
Me vendimin e ri, të drejtë për përdorimin e telefonit postpaid kanë:
Kryeministri – deri në 150 €
Zëvendëskryeministrat – deri në 100 €
Ministrat – deri në 70€
Zëvendësministrat – deri në 50 €
Shefi i stafit të Kryeministrit – deri në 50 €
Shefi i kabinetit të Kryeministrit – deri në 50€
Sekretari i përgjithshërn i ZKM-së – deri në 50€
Të drejtë për mbushje të telefonit kanë:
Shefat e kabineteve të zëvendëskryeministrave dhe ministrave – 30 €
Këshilltarët politikë të Kryeministrit – 30 €
Këshilltarët politikë të zëvendëskryeministrave – 30€
Këshilltarët politikë të ministrave – 30€
Këshilltarët politikë të zëvendësministrave – 30€
Nëpunësit e punësuar në Kabinetin e Kryeministrit – 20€
Nëpunësuar në Kabinetin e zëvendëskryeministrave, ministrave dhe zëvendësministrave -20€
Sekretarëve të përgjithshëm të ministrive – 30€
Drejtorët ekzekutiv të agjencive – 30€
Drejtorët e zyrave të ZKM-së – 20€
Drejtorët e departamenteve si dhe pozitat e barasvlershme – 20€
Udhëheqësit e divizioneve si dhe pozitat e barasvlershme – 20€
Nëpunësit e punësuar në Zyrën e Sekretarit të përgjithshëm të ZKM-së – 20€
Të drejtë për përdorim të telefonit fiks kanë të gjithë zyrtarët e përcaktuar në pikën 2 dhe 3 të këtij vendimi, si dhe nëpunësit tjerë civil të Qeverisë së Kosovës:
Kryeministri – deri në 100€
Zëvendëskryeministrat – deri në 80€
Ministrat – deri në 70£
Zëvendësministrat – deri në 50€
Shefi i stafit të Kryeministrit – deri në 50€
Shefat e kabinetit të Kryeministrit, zëvendëskryeministrave dhe Ininistrave – deri në 40€
Këshilltarët politikë të Kryeministrit – deri në 30€
Këshilltarët politikë të zëvendëskryeministrave – deri në 30€
Këshilltarët politikë të ministrave – deri në 30€
Këshilltarët politikë të zëvendësministrave – deri në 30€
Nëpunësit e punësuar në Kabinetin e Kryeministrit – deri në 20€
Nëpunësit e punësuar në Kabinetin e zëvendëskryeministrave, ministrave dhe zëvendësministrave – deri në 20€
Sekretari i përgjithshëm i ZKM – së deri në 30€
Sekretarët e përgjithshëm të ministrive – deri në 30€
Drejtorët ekzekutiv të agjencive – deri në 30€
Drejtorët e zyrave të ZKM-së – deri në 30€
Drejtorët e departamenteve si dhe pozitat e barasvlershme – deri në 20€
Udhëheqësit e divizioneve si dhe pozitat e barasvlershme – deri në 15€
Të gjithë nëpunësit tjerë civilë – deri në 10€
Të drejtë për pajisje me SIM kartelë kanë: Kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat, Shefi i stafit të Kryeministrit, Shefi i kabinetit të Kryeministrit, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i ZKM -së. /Gazeta Sinjali/