image Qeveria ia çon Kuvendit emrat e dy kandidatëve për anëtar të KRPP-së

Politikë

Qeveria ia çon Kuvendit emrat e dy kandidatëve për anëtar të KRPP-së

news image

Qeveria e Kosovës i ka përzgjedhur dy kandidatë për anëtar të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Avni Sahiti dhe Fidane Spahia – Gjikolli janë dy kandidatët që Ekzekutivi ia ka propozuar Kuvendit.

Emrat e dy kandidatëve janë miratuar si propozime në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ndërsa kryeministri Albin Kurti foli për të dy.

“Për nga përgatitja akademike e kompetenca, të dy kandidatët e propozuar sot i plotësojnë ato”.

“Avni Sahiti propozohet të jetë anëtar i këtij komisioni rregullativ. Z. Sahiti ka një përvojë të gjatë në fushën e menaxhmentit, biznesit dhe të ekonomisë, ku edhe ka magjistruar, si dhe përvojë të gjatë pune, përveçse përgatitjes ekonomike”, tha Kurti.

Kryeministri foli edhe për kandidaten tjetër, Spahia-Gjikolli.

“Ndërkaq kandidati i dytë është zonja Fidane Spahia Gjikolli, e cila propozohet për anëtare të KRPP-së. Zonja Spahia – Gjikolli është Dr shkence në ekonomi, me profil në financa. Ka përvojë akademike mbi 10 vite në fushën e kontabilitetit financiar, menaxhimit dhe bankave”, tha ai.

/GazetaSinjali/