Qeveria e sapozgjedhur e Kosovës në krye me Avdullah Hotin, në mbledhjen e saj të parë, ka paraparë të ndajë mjete financiare për familjen e Agon Musliut.
Agon Musliu kishte qenë student në Gjermani dhe ishte riatdhesuar në Kosovë gjatë kohës së pandemisë.
26 vjeçari ka vdekur më 3 maj pasi kërceu nga kati i pestë i Qendrës së Studentëve, e cila shërben si karantinë, pasi më herët kishte kërkuar të vetizolohej për shkak të problemeve shëndetësore, por një gjë e tillë ishte refuzuar.
Partitë opozitare në Kosovë e kishin akuzuar Qeverinë Kurti për mos trajtim të duhur të rastit së tashmë të ndjerit, Agon Musliu.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë një konference për media kishte deklaruar se ish-kryeministri Albin Kurti dhe ish-ministrat Xhelal Sveçla dhe Arben Vitia duhet të japin përgjegjësi për shtytjen në vetëvrasje të 26 vjeçarit Agon Musliu./Gazeta Sinjali/