image Qeveria Hoti po mban mbledhje, këto janë pikat e rendit të ditës

Politikë

Qeveria Hoti po mban mbledhje, këto janë pikat e rendit të ditës

news image

Me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës në detyrë, Avdullah Hotit, Qeveria tani është duke mbajtur mbledhjen e 53-të, por në mënyrë korresponduese\elektronike, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali nga burimet e saja mëson se në rendin e ditës është edhe aprovimi i procesverbaleve dhe transkripteve nga mbledhjet: 40, 43 dhe 48.

Po ashtu, pika tjetër është edhe shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për Përdorimin e Njësive Matëse Ligjore (MTI).

Të gjitha pikat e rendit të ditës:

1. Aprovimi i procesverbaleve dhe transkripteve nga mbledhjet: 40, 43 dhe 48 të procesverbaleve të mbledhjeve: 46, 47, 49, dhe 51 korresponduese\elektronike të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM)

2. Shqyrtimi i Planit të Punës së Qeverisë për vitin 2021 dhe Planit Indikativ të Punës së Qeverisë për vitet 2022 dhe 2023, me shtojcat: Programi Legjislativ dhe Plani i Dokumenteve Strategjike (ZKM)

3. Shqyrtimi Projekt-udhëzimit Administrativ për Përdorimin e Njësive Matëse Ligjore (MTI)

4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit  për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 18/48 të datës 07.12.2020 (MD)

5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit  për të kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjës për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Civile me Maqedoninë e Veriut (MD)

6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit  për aprovim të reduktimit dhe ri-destinimit të alokimeve të lira nga fondi burimor AKP (24), nga lista e projekteve kapitale të pa shpenzuara, të të gjitha projekteve me fonde të lira nga AKP, bazuar në regjistrat kontabël aktual të SIMFK, deri në vlerën e 17,456,665.27 Euro, dhe përdorimi i tyre për të rimbursuar shpenzimet e ndodhura nga programi i rimëkëmbjes ekonomike (MF)

7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit  për aprovimin e mjeteve financiare në shumë prej 1,047,710.96 € (një milion e dyzetë e shtatë mijë e shtatë qind e dhjetë, e nëntëdhjetë e gjashtë  cent) për Agjencionin për Shërbimet e Navigimit Ajror, për mbulimin e deficitit të shkaktuar nga mjetet e pa mjaftueshme të mbledhura nga te hyrat e dedikuara (me fond 23) si burime të financimit të buxhetit, të financuara përkohësisht nga granti qeveritar (MF).

/Gazeta Sinjali/