Zyra e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka finalizuar një tender tjetër me kontratë gjatë këtij muaji, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky tender është në lidhje me furnizimin e mallrave për teknikë informative, që në fillim për këtë tender janë ndarë hiç më pak se 95 mijë euro.
Ndërsa, tenderi “Furnizim me mallra të ndryshme të TI 59 lloje të ndryshme të mallrave” i është dhënë operatorit ekonomik “Botek shpk” dhe vlera e përgjithshme e kontratës është 87 mijë e 896,70 euro.
Ndërkaq, tregohet se kohëzgjatja e marrëveshjes është bërë për 1 vit. /Gazeta Sinjali/