image Qeveria Hoti merr vendim për lehtësimin e disa masave kufizuese nga nesër

Politikë

Qeveria Hoti merr vendim për lehtësimin e disa masave kufizuese nga nesër

news image

Me propozim të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt, Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga nesër të vijojë me lehtësimin e masave kufizuese për parandalimin e COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga nesër, askush nga ata që hyjnë në Kosovë nuk do të udhëzohen më që të vetizolohen për një javë.

Do të bëhet kontrolli i detajuar për udhëtarët që hyjnë në Kosovë duke marrë shënime të sakta, adresën, numrin e telefonit, etj,

Kontroll i detajuar dhe marrje e temperaturës për të dyshuarit me COVID-19.

Nga nesër gjithashtu hiqet masa për nalimin e lëvizjes së lirë nga ora 21:00 deri në mëngjes.

Me propozim të kryeministrit Avdullah Hoti, deri më 12 qershor, Ministria e Shëndetësisë është obliguar ta miratojë manualin për organizimin e punës nëpër çdo ndërmarrje. Aty do të përfshihet udhëzime dhe detaje se si të veprohet gjatë punës.

Hoti gjithashtu propozoi që MSH t’i rekrutojë 200 specialistë që do t’i mbikqyrin manualet. /Gazeta Sinjali/