image Qeveria Hoti mbanë mbledhjen e parë të rregullt

Politikë

Qeveria Hoti mbanë mbledhjen e parë të rregullt

news image

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e parë të rregullt, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet në ora 12:00.

Qeveria ka zhvilluar dje mbledhjen e parë ceremoniale pas marrjes së detyrës.

Kryeministri Hoti e ka përshëndetur kabinetin qeveritar dhe ka uruar punë të mbarë, duke theksuar objektivat kryesore të Qeverisë së re, siç janë: luftimi i pandemisë COVID-19; rimëkëmbja ekonomike, forcimi i shtetit ligjor, mirëmbajtja e partneritetit me miqtë ndërkombëtarë; dialogu; arsimi dhe shëndetësia./Gazeta Sinjali/