image Qeveria Hoti e zëvendëson Ministrinë e Integrimit Evropian me agjenci

Politikë

Qeveria Hoti e zëvendëson Ministrinë e Integrimit Evropian me agjenci

news image

Qeveria Hoti në mbledhjen e sotme të saj ka marrë vendim për formimin e një agjencie për integrim evropian, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky vendim u mor me propozimin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanaj, për të bërë sistemimin e përkohshëm të strukturave të ish-Ministrisë së Integrimit Evropian e cila u shua me formimin e Qeverisë Hoti.

“Në mënyrë që të mos mbeten strukturat e ish-Ministrisë së Integrimit Evropian të pasistemuara, marrë parasysh rëndësinë e integrimit evropian dhe vazhdimit të përmbushjes së obligimeve në kuadër zbatimit të marrëveshjes së stabilizim-asociimit, është propozuar që të zhvendosen strukturat organizative përkohësisht nga ish-ministria e integrimit evropian në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi obligohet Zyra e Kryeministrit që të fillojë procedurën e hartimit të koncept-dokumentit për themelimin e agjencisë për integrim evropian dhe pas kalimit të procedurave dhe hartimin e projektligjit për themelimin e agjencisë për integrim evropian”, ka thënë Selmanaj.

Ky propozim-vendim u votua me shumicë votash nga anëtarët e qeverisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/