image Qeveria Haradinaj pritet t’i ndajë 250 mijë euro nga rezervat shtetërore kundër ISIS-it

Kosovë

Dokument/ Qeveria Haradinaj pritet t’i ndajë 250 mijë euro nga rezervat shtetërore kundër ISIS-it

news image

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, pritet të propozojë ndarjen e 250 mijë eurove për përkrahjen e koalicionit Global Kundër ISIS/DAESH, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar e propozimin e Haradinajt i cili këto para i ka ndarë nga rezervat shtetërore nën programin e shpenzimeve të paparashikuara.

Gjatë ditës së sotme Gazeta Sinjali ka raportuar se nesër pritet që të mblidhet Qeveria Haradinaj, ndërsa njëra prej pikave të rendit të ditës pritet të jetë ndarja e 250 mijë eurove.

“Ndahen mjete financiare në vlerë prej 250,000 (dyqindepesëdhjetë mijë euro) për përkrahjen e koalicionit Global Kundër ISIS/DAESH. Mjetet financiare nga pika 1. e këtij vendimi ndahen nga Shpenzimet e Paparashikuara, nën-programi Shpenzimet e Paparashikuara me kod 13100, nën kategoria ekonomike e rezervës”, thuhet në vendimin e siguruar nga Gazeta Sinjali.