image Qeveria hap tender për një konsulent që do ta paguaj 6250 euro në muaj apo aq sa merr një mësues për një vit

Politikë

Qeveria hap tender për një konsulent që do ta paguaj 6250 euro në muaj apo aq sa merr një mësues për një vit

news image

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka hapur një tender përmes të cilit kërkon ekspertë të çështjeve të caktuara për shërbime konsulentë përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta.

Në tender, ajo që vihet re është pagesa e planifikuar për “Konsulent analist i lartë i portofolave dhe politikave” është 150 mijë euro për 24 muaj.

Pra nëse MKRS punësohen vetëm një konsulent, në përllogaritje i bije që do të marrë pagën marramendëse prej 6 mijë e 250 euro për muaj.

Përveç kësaj, MKRS ka kërkuar edhe staf mbështetës për zyrën e të Drejtave të Autorit. Për këtë pozitë janë kërkuar 3 persona, të cilët do të shërbejnë në ministri vetëm 15 ditë dhe do të paguhen nga 1 mijë e 950 euro.

Po ashtu ministria që drejton Hajrullah Çeku kërkon edhe “konsulent për marrëdhënie me publikun ne fushën e kulturës, rinisë dhe sportit” që të punojë për 1 vit dhe do të paguhet 13 mijë euro.

/GazetaSinjali/