Sot nga Qeveria e Kosovës është zgjedhur bordi i rregullt Mbikëqyrës të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Trepça”.
Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se nga dy po e ngritin në katër numrin e bordeve të rregullta të ndërmarrjeve, borde që janë zgjedhur nga Qeveria e Kosovës.
Po ashtu, Kurti tha se ishte e domosdoshme ndërhyrja e tyre në mënyrë që të ndërpriteshin keqpërdorimet.
Kurse, anëtarët e bordit janë: Bahri Hyseni kryesues, Ibrahim Krasniqi, Muharrem Peci, Bujar Bilalli dhe Xhevdet Tahiri. /GazetaSinjali/