Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi mbledhjen e radhës të jashtëzakonshme të qeverisë për situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit dhe përballimin e saj.
Kreu i Qeverisë deklaroi së në mbledhjen e kësaj të hënë do të miratohet një vendim i rëndësishëm për personat që humbën familjarët e tyre në këtë fatkeqësi natyrore.
Edi Rama listoi familjarët që do të marrin një pension të veçantë 100 mijë lekë në muaj.
“Atëherë pjesë e kësaj liste janë Lindita Cara, e cila përfiton 100 mijë lekë në muaj, për Albert Carën, gjithë jetën trajtim të veçantë financiar, Albert 100 mijë lekë, Aleks Çupi po ashtu, Albert Lala 100 mijë lekë, Denisa Greku 100 mijë lekë në muaj, Marjana Rexhepi 100 mijë lekë të reja në muaj, Femi Vata 100 mijë lekë të reja në muaj, Pranvera Qato. Më pas trajtim plus pensionit prej 60 mijë lekë në muaj për ata që janë më të moshuarit në këto familje të shpartalluara nga tërmeti, që duhet t’iu qëndrojmë pranë jo vetëm me ndihmë financiare, por edhe morale”, deklaroi kryeministri./Gazeta Sinjali/