image Qeveria e Shqipërisë kërkon hua nga Banka Botërore mbi 700 milionë dollarë

Rajon

Rajoni/ Qeveria e Shqipërisë kërkon hua nga Banka Botërore mbi 700 milionë dollarë

news image

Qeveria e Shqipërisë ka dorëzuar në Bankën Botërore një projekt lidhur me programin kombëtar të furnizimit me ujë dhe kanalizimet duke kërkuar financim me vlerë 725 milionë dollarë.

Qeveria e Edi Ramës ka argumentuar duke thënë që ky projekt synon që të ofrojë një shërbim më të mirë për qytetarët si dhe marrjen e masave në mënyrë që uji i pijshëm të jetë i pranueshëm për të gjithë.

Institucioni që ka paraqitur projektin është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërkohë që data më e afërt e mbledhjes së bordit të bankës vlerësohet 9 mars 2020.

Ndëkraq, sipas medieve shqiptare, në të njejtin dokument, qeveria parashikon rritje të taksave për 75 përqind për faturat e ujit, në mënyrë që të përballohet zbatimi i strategjisë./ Gazeta Sinjali/-