image Qeveria e Serbisë nuk lejon sërish hyrjen e sportistëve kosovarë, kësaj radhe as pa simbole shtetërore

Sporte Luftarake

Qeveria e Serbisë nuk lejon sërish hyrjen e sportistëve kosovarë, kësaj radhe as pa simbole shtetërore

news image

Qeveria e Serbisë përsëri ka ndaluar hyrjen e ekipit kosovar të boksit.

Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.

“Mirëpo, edhe pa simbole shtetërore në veshjet sportive, ekipi nuk u lejua të kalonte kufirin. Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ka thënë për KOK-un se arsyetimi i policisë serbe ishte se delegacioni ynë ka hyrë në sistem dhe Qeveria e Serbisë nuk lejon hyrjen e tyre”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KOK-ut.

/Gazeta Sinjali Sporti/