image Qeveria e re, asnjë ministër nga Drenica e Dukagjini

Kosovë

Kuvendi/ Qeveria e re, asnjë ministër nga Drenica e Dukagjini

news image

Deputeti nga radhët e AKK-së, Shkumbin Demalijaj, gjatë fjalimit- të tij që mbajti në seancën e sotme të Kuvendit ka kritikuar Albin Kurtin për faktin se nuk ka emëruar asnjë ministër nga Dukagjini e Drenica, që do të thotë se 60 përqind të popullatës ka larguar nga programi qeverisës.

“Asnjë ministër nga Dukagjini e as nga Drenica, do të thotë 60 për qind të popullatës i ke larguar prej programit qeverisës. Nuk na frikëson askush o Albin se kemi bërë diçka për këtë vend. E kemi pas si betim ushtarak bashkimin kombëtar. Të cilin ti nuk e pate në planprogram”, ka thënë Demliaj.

Ndryshe Demalijaj, Kurtit i ka recituar edhe një poezi në foltoren e Kuvendit.

“Sistemi i Stalinit dëshiron të instalohet në Kosovë. Këtij dua t’ia them një këngë: Ylli vogël lartë në qiell duket porsi zjarr, në pyll sipër dheut lartë qëndron, xixa-xixa xixëllon, kështu do ta qoj këtë legjislaturë Albini”, ka thënë ai./ Gazeta Sinjali/