image Qeveria e nxjerr zëdhënësin: 30 takime deri më tani me sindikatat, u mungon arsyeshmëria për 100 eurot

Arsim

Qeveria e nxjerr zëdhënësin: 30 takime deri më tani me sindikatat, u mungon arsyeshmëria për 100 eurot

news image

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se janë mbi 30 takime në mes përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe sindikatave.

Por thotë se nuk ka gatishmërinë nga sindikatat për të ecur përpara.

“Gjithsej janë zhvilluar mbi 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave. Pra komunikim ka pasur. Takime ka pasur. Pjesa më e madhe kërkesave sindikale janë adresuar ose janë duke u adresuar. Mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat për ecur përpara”, ka thënë Kryeziu.

E Atdhe Hymolli, nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka thënë se nuk ka arritur marrëveshje me Kurtin, takimit që e kanë pasur të shtunën.

/GazetaSinjali/