Qeveria e Mqedonisë së Veriut, ka miratuar popozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, ku ka kërkuar që shtetasit e Kosovës të jenë të testuar negativ me COVID-19, nëse duan që të kalojnë andej kufirit.
Përveç kosovarëve Maqedonia e Veriut, tashmë obligon edhe malazezët e serbët të kenë PCR test me rezultat negativ, jo më të vjetër se 72 orë.
Kjo masë nuk vlen për shtetasit e këtyre vendeve të cilët vetëm transitojnë në Maqedoninë e Veriut.
Masa për PCR test nuk vlen për shtetasit e Maqedonisë. Qytetarët tanë mund të shkojnë në Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje pa pasur nevojë për test negativ në kthim.
Qytetarët e shteteve të lartpërmendura të cilët vetëm transitojnë nuk mund të qëndrojnë më shumë se 5 orë dhe nuk guxojnë të dalin nga autostrada apo rruga regjionale nëpër të cilën kalojnë./ Gazeta Sinjali/