image Qeveria e Kurtit anulon vendimin e Haradinajt për drejtorin e Doganës

Kosovë

Mbledhja/ Qeveria e Kurtit anulon vendimin e Haradinajt për drejtorin e Doganës

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ia kishte vazhduar për 3 vjet mandatin drejtorit aktual të Doganës, Bahri Berisha.

Mirëpo, Qeveria Kurti e ka anuluar këtë vendim, duke shpallur konkurs për pozitën e drejtorit të Doganës së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Vendimi është anuluar nga ministria e Financave që udhëhiqet nga ministri i VV-së, Besnik Bislimi./Gazeta Sinjali/