image Qeveria e Kosovës nënshkruan marrëveshjen për nxitjen e investimeve me SHBA

Kosovë

Qeveria e Kosovës nënshkruan marrëveshjen për nxitjen e investimeve me SHBA

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar se ka nënshkruar “Marrëveshjen për Nxitje të Investimeve” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj-Stublla bën të ditur se kjo marrëveshje që është nënshkruar sot nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e SHBA-së, afirmon dëshirën e përbashkët për nxitjen e aktiviteteve shumë të nevojshme ekonomike amerikane në Republikën e Kosovës si dhe rrisin punësimin, prosperitetin dhe mirëqenien për qytetarët e Kosovës.

Postimi i plotë:

Marrëdhënia kryesore strategjike e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës thellohet edhe më tej sot me nënshkrimin e Marrëveshjes për Nxitje të Investimeve, të cilën si Ministri e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e kemi propozuar dhe miratuar në mbledhjen e Qeverisë më 7 tetor 2020.

Kjo marrëveshje që u nënshkrua sot nga Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e SHBA-ve, afirmon dëshirën e përbashkët për nxitjen e aktiviteteve shumë të nevojshme ekonomike amerikane në Republikën e Kosovës që promovojnë zhvillimin e burimeve dhe kapaciteteve ekonomike të Republikës së Kosovës, rrisin punësimin, prosperitin e mirëqenien për qytetarët e Kosovës.

Gjithashtu mundëson konkretizimin e zotimeve për projekte ekonomike të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të ndërmarra në Marrëveshjen e datës 4 Shtator 2020 në Ëashington D.C.

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ???????? si djep i lirisë dhe prosperitetit, që Kosovës i qëndroi pranë gjithmonë.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj të vërtetë.

/Gazeta Sinjali/