Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës janë ndarë 100 mijë euro për komunën e Preshevës e cila ka pësuar dëme nga vërshimet e fundit, transmeton Sinjali.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se për Preshevën janë ndarë mjete edhe nga Bashkia e Tiranës dhe nga Komuna e Prishtinës./Gazeta Sinjali/