Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot një mbledhje në formë elektronike. Në këtë mbledhje të radhës u morën dy vendime.
Siç bëhet e ditur, është miratua vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (Sh. A.).
Gjithashtu, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shpenzimin e mjeteve buxhetore në shumën prej 270,000.00€, me qëllim të mbështetjes financiare për Kolegjin Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM).