image Qeveria e Kosovës fton qytetarët në shesh që të festojnë suksesin e xhudistëve në “Tokyo 2020”

Sporte Luftarake

Qeveria e Kosovës fton qytetarët në shesh që të festojnë suksesin e xhudistëve në “Tokyo 2020”

news image

Ekipi olimpik i Kosovës në xhudo sot kthehet pas suksesit në Olimpiadën e Japonisë, raporton Sinjali Sport.

Kosova mori pjesë për herë të dytë në një Olimpiadë, që nga pavarësimi i saj.

Xhudistët kosovar korrën sukses edhe në këto Lojëra Olimpike, pasi fituan dy medalje të arta.

Së pari Distria Krasniqi triumfoi në kategorinë e saj, e më pas edhe Nora Gjakova ngriti flamurin kosovar në Tokio.

Për këto arritje dhe për përfaqësim të dinjitetshëm edhe të pjesëmarrësve tjera Qeveria e Kosovës ka organizuar një festë të madhe.

Qeveria e Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të festojnë suksesin e medalisteve tona, në sheshin “Zahir Pajaziti” nga ora 20:30.

Ekipi i xhudos do të mbërrijë sot nga ora 20:00, ku menjëherë do të priten nga institucionet e shtetit, më pas do kenë konferencë për media, e pastaj do festojnë në sheshin e Prishtinës.

Thirrja e Qeverisë së Kosovës (pa ndërhyrje):

/GazetaSinjaliSporti/