Me kërkesë të Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 17 paragraf 1. të Rregullores së Punës së Qeverisë, Qeveria e Kosovës po mban mbledhje korresponduese\elektronike, (mbledhja e 69 e Qeverisë), shkruan Gazeta Sinjali.
Në rend dite është shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve shtesë financiare për pagesë të shtesës në pagë për Shërbimin Korrektues të Kosovës, Doganat e Kosovës, ATK, dhe AUV, për shkak të angazhimit të shtuar në punë dhe në përballje me pandeminë COVID-19, si dhe plotësim ndryshimin e vendimeve të Qeverisë që kanë të bëjnë me mjetet nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike (MF), mëson Gazeta Sinjali.
Gjithashtu, siç mëson Sinjali, në rend dite është edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve shtesë financiare për Ministrinë e Shëndetësisë për blerjen e materialeve për menaxhimin e pandemisë COVID-19, aparaturave mjekësore si dhe angazhimin e personelit shëndetësor dhe mbështetës (MF).
Në rend dite gjithashtu është shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit për subvencionimin e tarifës për Burime të Ripërtëritshme të Energjisë (MF), dhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MF).
Po ashtu, në rend dite është shqyrtimi i Propozim-vendimit për kompensimin financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës 1990 të cilët kanë certifikuar mandatin e deputetit në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës të datës 4 dhjetor 1999, të cilët kanë marrë pjesë në Mbledhjen e Kuvendit të Kosovës me datën 2 korrik 1990 dhe me datën 7 shtator 1990 si dhe kanë vazhduar të marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit deri më datën 24 maj 1992 (MPMS).
Në rend dite është edhe shqyrtimi i kërkesës së Sindikatës së Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për mbështetje financiare për punonjësit e saj (MF).
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 09/09 të datës 01.07.2020 për themelimin e Komisionit për të Huajt (MPB), është pikë tjetër e rendit të ditës.
Gjithashtu, pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Nismës për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të” (MF).
Pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Nismës për negocimin e Marrëveshjes së Grantit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bashkimi Evropian, i përfaqësuar nga Komisioni Evropian, për Projektin “Mbështetja e BE-së për disponueshmërinë dhe qasjen në vaksinat kundër COVID-19 në Kosovë” (MF) dhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për pagesën e specializantëve me vetëfinancim, nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere, prej datës 1 mars deri me datë 31 tetor 2021 (MSH). /Gazeta Sinjali/