Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të saj ka marrë vendim që organizata “Hezbollah”, me krahun e saj politik dhe ushtarak, të shpallet organizatë terroriste.
Ky vendim i qeverisë u mor me propozimin e ministres së Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, e cila tha se “Hezbollah” është një grup islamik shiit dhe një parti politike me bazë në Liban.
Kjo organizatë është futur në listën e organizatave terroriste nga shumë shtete, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Gazeta Sinjali/