image Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë mbajnë mbledhje të përbashkët në fund të muajit nëntor

Politikë

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë mbajnë mbledhje të përbashkët në fund të muajit nëntor

news image

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se në fund të muajit nëntor, do të mbahet mbledhja e përbashkët e të dy Qeverive.

Kjo mbledhje do të mbahet në Durrës.

“Në ndërkohë ne do të punojmë intensivisht të bëjmë gjithë skanimin e marrëveshjeve për ta cilat ramë dakord sot”, tha Rama, gjatë deklarimit para mediave.

/GazetaSinjali/