image Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut planifikojnë mbledhje të përbashkët në janar të vitit 2021

Kosovë

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut planifikojnë mbledhje të përbashkët në janar të vitit 2021

news image

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj Halimaj priti në takim zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Në këtë takim është diskutuar për tema që thellojnë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve ka bërë të ditur Balaja Halimaj.

“Kemi diskutuar shumë tema që i ndërlidhin vendet tona e si të mund të thellojmë bashkëpunimin tonë mes vendeve tona e qytetarëve tanë. Si ide ka qenë që të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive tona. Ku përsipër kemi marrë që në kohë sa më të shkurtër të mundshme ta realizojmë këtë mbledhje ku do të ketë marrëveshje të ndryshme të cilat janë në interes të vendeve tona”, përfundoi Balaj Halimaj.

Balaj, tha se “për mbledhjen e qeverive ende nuk kemi caktuar datë por ndoshta do të mund të mbahej në muajin janar”.

Edhe Grubi ka thënë se në gjysmën e parë të muajit janar të vitit 2021, mund të mbahet një mbledhje.

“Kishim takim shumë të frytshëm dhe diskutim në detaje rreth gatishmërinë së dy vendeve tona për të mbajtur mbledhjen e parë. Kërkojmë që kjo mbledhje e qeverisë të mbahet sa më shpejt në javët në vijim. Më së voni ndoshta deri në gjysmën e parë të janarit”, ka thënë Grubi.

Gjithashtu ai tha se në takim janë diskutuar edhe tema të tjera.

“Temat të cilat gjithashtu që i diskutuam janë edhe interkoneksioni me gaz dhe kjo do të jetë në interes të qytetarëve të Kosovës. Diskutuam edhe autostradën Shkup Bllacë që të ndërlidhet edhe këtu. Pastaj edhe për pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë. Që nga dy pika të kemi një të përbashkët”, tha ai./Gazeta Sinjali/