Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e ka emëruar Bordin e Përkohshëm të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos”.
Këtë vendim qeveria në detyrë e ka marrë gjatë mbledhjes së sotme, shkruan Gazeta Sinjali.
Bordi i Përkohshëm i kësaj ndërmarrje përbëhet nga këta anëtarë:
Kryesues dhe drejtor, Enis Berisha,
Drejtore, Vjollca Jashari,
Drejtor, Artan Dermaku dhe
Drejtor, Abdullah Lala.
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, në këtë mbledhje po ashtu ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellsit “Prishtina”, dhe ka emëruar Bordin e Përkohshëm si dhe ka shkarkuar dhe emëruar Bordin Përkohshëm të Postës së Kosovës./Gazeta Sinjali/