Qeveria e Kosovës ka dënuar sulmin mbi autobusin në Serbi që po vinte nga Zvicra në Kosovë.
Për këtë ka reaguar sot zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi i cili ka thënë se autoritetet serbe janë informuar për sulmin, por nuk kanë marrë asnjë veprim.
“Dënojmë ashpër sulmin e planifikuar ndaj një autobusi kosovar gjatë daljes nga autostrada në Serbi. Autoritetet serbe janë informuar për sulmin, por nuk është ndërmarrë asnjë veprim. Ky mosveprim mund të interpretohet lehtësisht si ftesë e nënkuptuar për akte të tilla të tmerrshme”, ka shkruar ai në Twitter.
Ndryshe, Sinjali ka raportuar të dielën për sulmin me të cilin u përballë kompania “Turist Kosova e Re”.