Nga Qeveria e Kosovës sot kanë njoftuar se të premten janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për pensionistët, nga pakoja mbështetëse prej 100 milionë euro për 800 mijë qytetarë.
Përpos kësaj, në një njoftim të bërë së fundi nga Qeveria e Kosovës u tha se javën tjetër do të ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës sociale për 26 mijë familje dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik.
“Të premten janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për pensionmarrësit në Republikën e Kosovës nga pakoja mbështetëse prej 100 milionë euro për 800 mijë qytetarë. Javën tjetër do të ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës sociale për 26 mijë familje dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Duhet përkujtuar që vendimi për ndarjen e 100 eurove është kritikuar nga opozita, e si e tillë u cilësua si ndihmë tejet e vogël për qytetarët e Kosovës, e që sipas tyre nuk do të mund të bëjnë asgjë me monedhën prej 100 euro.
Në kuadër të kësaj ndihme, Qeveria e Kosovës poashtu mori vendim që të ndajë pako shtesë ushqimore për të gjitha familjet në nevojë.